Rama iu gjen punë shqiptarëve, Përmes një mesazhi në rrjetet sociale bën një thirrje për punësim në këtë sektor, ku pagat nisin nga 600 mijë lekë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e reja nga salla VIP në aeroportin e Rinasit, por ajo që ka më shumë rëndësi është se janë hapur vende të reja pune.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare bën një thirrje për punësim në këtë sektor, ku pagat nisin nga 600 mijë lekë.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan Rama.
Duke ditur që në Shqipëri ka akoma punë me rrogë 300 mijë lekë apo dhe më pak akoma, kjo që thotë kryeministri sot mund të jetë një mundësi e mirë për ata që janë në kërkim të një pune.Por po ta krahasosh me vendet e huaja, sërish është rrogë shumë e ulët.
Zakonisht të gjithë ata që punojnë në aeroporte jashtë kanë një pagë shumë mirë dhe kushte pune shumë të mira.Gjithsesi më mirë një punë me pagë 60 mijë lekë të reja sesa me 25-30 mijë lekë të reja. Shpresojmë që vendet e punës të mos jenë zënë para kohe, sic ndodh rëndom në Shqipëri.
Iu bëhet reklamë nga qeveritarët tanë, por kur shkon atje të thonë që s’ka më vende.