Lajme

Puna që ofron 50 mijë euro në vit, por që të gjithë e refuzojnë për këtë arsye…

 

Në një fshat të vogël skocez afër kufirit me Anglinë një vend i lirë ofron punë shumë tërheqës.

Një familje është e gatshme të paguajë rreth 50,000 euro në vit, me 28 ditët e pushimeve dhe festave, për personin, i cili pranon të jetojë në shtëpi dhe punojë si dado për dy fëmijët e moshës pesë dhe shtatë vjet.

Në njoftimin e postuar në faqen e Childcare.co.uk, familja e përshkruan shtëpinë e saj si një “të gjerë e të bukur, historike, shtëpia që ofron pamje spektakolare”.

Vetëm se ka një pengesë të vogël, shkruan meganews.al. Duket se në shtëpi është zbuluar një aktivitet anormal.

Familja, e cila ka dhjetë vjet që jeton në këtë shtëpi, thotë se muret flasin.

Gjatë vitit të kaluar janë larguar dhjetë dado, e megjithatë ata pranojnë se personalisht, nuk kanë përjetuar ndonjë nga këto incidente.

A jeni gati që ta mposhtni frikën? Të duroni muret që flasin (të cilët i dëgjojnë vetëm personat e jashtëm dhe jo familjarët)?

Nëse jeni të interesuar, shkoni te Childcare.co.uk

Related Articles

Back to top button