Lajme

“Nuk e dua më. Do ndahem prej saj” / Kaq mjaftoi që vellai të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin…

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.15 të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një person.

Mësohet se sherri mes kunetërve ka nisur pasi i plagosuri kishte kërkuar të divorcohej nga motra e autorit.

Shtetasi S. Toli u plagos me thikë nga kunati i tij F. Hoxha. Gjithçka thuhet se ka nisur pasi disa ditë më parë Toli ka shkuar në banesën e Hoxhës në Sukth, ku ka lënë gruan e tij, për të cilën kishte pohuar se nuk e donte më dhe se donte të ndahej.

“Nuk e dua më. Do ndahem prej saj”, kaq mjaftoi që Festim Hoxha të ‘tërbohej’ dhe më pas të qëllonte me thikë kunatin e tij.

Aktualisht autori i ngjarjes ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.

Njoftimi:

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button