Lajme

I FUNDIT/ ‘Kris’ arma në qytetin shqiptar, një i vdekur dhe një i plagosur

 

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur tek Guri i Zi në rrugën Klinë-Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur.

Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar.

Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi./ express

Related Articles

Back to top button