Ngjarje e pazakontë ,Hapet toka dhe “përpin” brenda punonjësin e bashkisë në Selanik
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një shembje e papritur e trotuarit ka lënduar një punonjës të bashkisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se një punonjës i departamentit të pastrimit të bashkisë Pavlos Mela është transportuar në Spitalin Papageorgiou në Selanik, pasi pllakat e trotuarit u shembën në oborrin e përparmë të pallatit, në kryqëzimin e rrugëve Filota 14 dhe Hani Gravias, në Ano Ilioupoli janë shembur.
Nga fundosja e pllakave është krijuar një gropë e madhe, rreth 2 metra e thellë, në të cilën punëtori ka rënë dhe ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar frakturë në këmbë.
Ndërkohë departamenti i Ndërhyrjes së Përditshme dhe të Menjëhershme të Bashkisë Pavlos Mela në bashkëpunim me EYATH, pas një autopsie të menjëhershme, po hetojnë shkakun që shkaktoi tërheqjen e tokës dhe do të vijojë rivendosja e problemit./abcnews.al