Lajme

Alarmon sekretarja e jashtme britanike : Perëndimi të dërgojë armë në Shqipëri për ta mbrojtur nga Putini

 

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, deklaroi se Perëndimi duhet të dërgojë armë edhe në vendet tjera që kërcënohen nga Rusia.

Zonja Truss tha se vendet e mëdha duhet të furnizojnë me armatim vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Shqipëria, një ditë pasi Putini paralajmëroi goditje të menjëhershme për vendet që ndërhyjnë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne duhet të sigurohemi që krahas Ukrainës, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtete të tjera si Moldavia dhe Gjeorgjia, të jenë të qëndrueshme dhe të kenë aftësi për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”.

Truss paralajmëroi se “nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të paimagjinueshëm në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin”. “Ne nuk do të ndiheshim më kurrë të sigurt”, – theksoi ajo.

Zonja Truss i bëri këto komente në një fjalim të mbajtur në Londër, duke thënë se fitorja për Ukrainën është “me rëndësi jetike” për Perëndimin.

Këto kanë qenë deklaratat më të qarta të Britanisë për luftën në Ukrainë, luftë që nisi nga presidenti rus, Vladimir Putin më 24 shkurt.

Truss tha se vendet aleate të Perëndimit duhet të “dyfishojnë mbështetjen” për Ukrainën.

“Ne do të veprojmë shpejt”, tha Truss “për të larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për hakmarrje të shpejtë nëse shtetet e huaja ndërhyjnë në Ukrainë.

“Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar, dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe”, ka thënë Putin sipas mediave shtetërore ruse.

“Ne kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”, deklaroi Putin. /noa.al

Related Articles

Back to top button