Lajme
Kishte humbur kontaktet me familjarët, gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës,ja arsyeja e largimit…
Klaudia Marku, kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës e cila kishte humbur kontaktet me familjarët është gjetur pas disa orësh kërkime.
Panorama.al mëson se ajo është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje në lidhje me largimin e saj nga banesa.
34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të vegjël u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj. Në lidhje me këtë çështje prokurori i Lezhës regjistroi edhe një hetim.
Dyshimet paraprake janë se ajo ishte larguar nga banesa për shkak të konflikteve familjare, megjithatë do të pritet marrja e saj në pyetje për të arritur në konkluzion.