Lajme

Publikohet videoja që po ‘thyen’ rrjetin, Arbana Osmani realizoi pa dashje gjatë kohës së “Big Brother VIP”…

 

Moderatorja Arbana Osmani është një nga figurat që i është bashkuar së fundmi TikTok. Të gjithë e dimë pasionin për gatimin që ka moderatorja. Kështu që shumica prej tyre janë receta gatimi dhe disa nga prapaskenat e formatit të “Big Brother Vip’’.

Por vetë ajo është shprehur se nuk di ta përdorë shumë mirë dhe se ende nuk ia ka marrë dorën. Kështu, sot Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj një video funny që ka xhiruar në një nga mbledhjet e saj me stafin gjatë kohës së “Big Brother VIP”.

Mirëpo, në vend që të xhironte një video të zakonshme, Arbana ka vendosur në sfond një këngë, duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë. Arbana shihet nga mimikat se nuk ia ka idenë se çfarë po ndodh teksa videoja ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e moderatores.

Aktualisht Arbana po shijon shtatzëninë dhe nuk ka asnjë angazhim në ekran. Ndonëse ka treguar se e ka zbuluar gjininë e bebit që po pret, duket se ajo nuk ka ndërmend që ta ndajë me publikun. Megjithatë, në media aludohet se ajo prej një vajzë.

Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

 

Related Articles

Back to top button