Tronditet juria e “Britain Got Talent”, konkurrenti bën performancën e rrezikshme…
Juria e ‘’Britain’s Got Talent’’ është shokuar gjatë performancës së njërit prej konkurrentëve.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se eskapologu Andrew Basso doli në skenë për të performuar aktin e tij që është konsideruar si traumatizues dhe i frikshëm.
Basso u përpoq që t’ju falte audiencës një performacë argëtuese teksa është ngjitur në një qeli torture uji. I lidhur me pranga, atij iu desh të shpëtonte veten me kokë poshtë në kutinë e xhamit.
Eskapologu iu drejtua gjyqtarëve të spektaklit: “Do të shpëtoj për dy minuta”.
“Më gjatë dhe nuk mund të dal i gjallë. Po rrezikoj jetën time , u shpreh 36-vjeçari.
Nga ana tjetër publiku filloi të shqetësohej dhe frikësohej kur gjatë performancës së tij Busso u përpoq që ta hapte qelinë e xhamit të mbushur me ujë.
Andree nga pamjet të cilat shpejt janë bërë virale në rrjet dukej mjaft i tensionuar dhe teksa minutat kalonin, ai më në fund arriti që të dilte prej andej dhe të shpëtonte veten. Të katër gjyqtarët dhe publiku u ngritën në këmbë dhe duartrokitën performancën e tij.