Lajme

Zelensky flet për “vijën e kuqe”: Nëse ndodh kjo,do u japim fund negociatave me Rusinë…

 

Shkatërrimi i forcave ukrainase që mbrojnë qytetin e Mariupolit “do t’i japë fund negociatave me Rusinë”. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky , cituar nga Kyiv Independent .

“Shkatërrimi i ushtrisë sonë, djemtë tanë, do t’i japë fund të gjitha negociatave,” tha ai.

Më parë Zelensky kishte thënë se negociatat ishin duke u zhvilluar për fatin e Mariupolit , por se rusët po kërkojnë dorëzim.

Presidenti tha se Ukraina nuk beson të pranojë kërkesën ruse, nga frika e një masakre të ushtarëve të saj nëse ata dorëzojnë armët e tyre. /abcnews.al/

Related Articles

Back to top button