Lajme

Dy djemtë e Tom Doshit shpallen në kërkim nga policia, sherri nisi nga rrjetet sociale duke degjeneruar më pas në grushte dhe përdorim të sendeve të forta.

 

Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi janë shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se ata akuzohen se fillimisht kanë rrahur një person në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë dhe më pas kanë goditur edhe disa efektivë policie duke mos iu bindur urdhrit të tyre.

Ndërkohë, blutë e Tiranës kanë arrestuar edhe një person tjetër që ndodhej bashkë me Markos dhe James Doshi në vendin e konfliktit.

Burime bëjnë me dije se sherri ka ndodhur për motive banale. Personi me të cilin janë konfliktuar djemtë e ish-deputetit Doshi, ka thënë para policëve se sherri nisi nga rrjetet sociale duke degjeneruar më pas në grushte dhe përdorim të sendeve të forta.

Markos dhe James Doshi akuzohen për një mori akuzash si “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pas sherrit, i dëmtuari nga djemtë e Doshit është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë ka dalë prej tij duke u trajtuar në shtëpi.

Related Articles

Back to top button