Lajme

Shqiptari ‘hero’ shpëton jetën e foshnjes qe kishte rënë në liqen: Dëgjova një grua duke qarë që po kërkonte ndihmë…

Një shqiptar ka shpëtuar jetën e një foshnje 4 muajsh. Tomorr Buzi ishte në me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihmë.

Një shqiptar është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e një foshnje 4 muajshe. Tomorr Buzi ishte me gruan dhe vajzat kur dëgjoi një grua që po bërtiste me të madhe duke kërkuar ndihme

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari pa që foshnja qante, pasi kishte rënë në ujërat e ftohta të liqenit Braies dhe vrapoi për ta shpëtuar.

“Askush nuk do t’i rezistonte kurrë klithmave të një gruaje që kërkon ndihmë, aq më pak të një foshnje. Është aq i vogël dhe i pafuqishëm. Kur e pashë, instikti më çoi që ta shpëtoja menjëherë. Është çështje sekondash dhe nuk mendon asgjë tjetër. Në atë moment, misioni im ishte ta shpëtoja”, tha Buzi, i cili banon në Romano.

Buzi harroi se çfarë kishte veshur dhe se në xhep kishte telefonin e portofolin. I pushtuar nga emocionet e momentin, nxitoi që ta ndihmonte.

“Gruaja dhe vajzat e mia kishin frikë, unë jo. Kurrë nuk kam pasur frikë për jetën time. Ai fëmijë ishte në rrezik, ndërsa familja ime ishte e sigurt dhe kjo mjaftoi që të shkoja tek i vogli”, tregoi ai.

Disa ditë pas kësaj ngjarje, thotë se është krenar për veprimin e tij dhe thotë se gruaja e vajzat janë të lumtura për atë që bëri.

Related Articles

Back to top button