Lajme
Spektakël në qiejt e Hemisferës Jugore, Eklipsi i parë i pjesshëm diellor i vitit 2022 zbukuroi qiejt
Eklipsi i parë i pjesshëm diellor i vitit 2022 zbukuroi qiejt e Santiagos, Kili dhe pjesë të hemisferës jugore të shtunën. Qielli u errësua mbi kryeqytetin kilian, duke dhuruar spektakël,
NASA tha më herët se “banorët në pjesë të Amerikës së Jugut, Antarktidës dhe Oqeanit Paqësor dhe Jugor do të kenë një shans të dëshmojnë një eklips të pjesshëm të Diellit pak para dhe gjatë perëndimit të diellit”.
Njerëzve u kërkohet të mos shikojnë drejtpërdrejt diellin gjatë eklipsit pa syzet e duhura për të shmangur dëmtimin e syve.
Eklipsi tjetër i pjesshëm diellor do të ndodhë në tetor të këtij viti dhe do të jetë i dukshëm në Evropë, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore, sipas NASA-s.