Lajme

Vjen paralajmërimi i frikshëm për qytetarët : “Temperaturat do arrijnë nivelet që trupi s’i përballon dot”

 

Një valë e pazakontë i nxehti ka përfshirë pjesën e Azisë Jugore, duke kërcënuar jetë njerëzish, të korra dhe furnizime me energji elektrike. Ekspertët paralajmërojnë se bëhet fjalë për temperatura deri në 50 gradë celsius, ku theksojnë se situata do të jetë e pashpresë në ditët në vijim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Dehli kryeqyteti i Indisë, më 28 prill përjetoi ditën më të nxehtë në një dekadë, pasi temperaturat arritën në 43.5 gradë Celsius.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, temperatura do të rritet edhe më shumë në ditët në vijim dhe në fakt në shtetin perëndimor të Gujaratit presin rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spital.

Ministri i shëndetësisë i Indisë, Manoj Aggarëal ka deklaruarës nëpër spitale është rekomanduar një protokoll që do të ndiqet për pacientët që goditen nga e nxehtësisë dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë.

Manoj Aggarwal, ministri i shëndetësisë i Indisë, i tha Reuters: “Ne kemi lëshuar një rekomandim për spitalet për të ngritur reparte speciale për goditjet e nxehtësisë dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë për shkak të rritjes së temperaturave.”

Arpita Mondal, tha për Independent : “Është kaq nxehtë dhe lagështi saqë edhe nëse nuk bëni asgjë, thjesht uleni diku nën ventilator ose kondicioner dhe djersiteni. “Për disa mund të jetë fatale.”

Related Articles

Back to top button