ShowBiz

Me lot në sy, Beatrix Ramosaj ka një mesazh për të gjithë: Unë nuk e meritoj! “Kjo video është për të gjithë personat ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi.

 

Problemet e Beatrix me gjuhën shqipe dolën në pah teksa ajo ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP’, ndërsa në rrjetet sociale shpërthyen meme-t.

Këngëtarja duket se e mori mirë në fillim gjithçka u bë në rrjet me ato momente, por duket se tashmë është lodhur. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo i ka cilësuar bullizim të gjitha komentet që i janë bërë për problemet e saj, ndërsa ka postuar një video që sipas saj është mbështetje për të gjithë personat që vuajnë nga bullizmi dhe cyberbullizmi (Bullizmi në internet, rrjetet sociale).

“Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë.”- shkruan Beatrix.

 

Related Articles

Back to top button