Lajme

Polici i vuri gjobë, i riu e sulmon dhe i thyen këmbën (VIDEO)

 

Tiranë- Dalin pamjet e të riut që sulmon dhe i thyen këmbën policit që i vuri gjobë.

Ky është momenti kur Zeqir Musai, efektivi i policisë rrugore, u sulmua nga Ermal Mucolli, pasi i vendosi gjobën.

I nevrikosur, Mucolli doli nga lokali duke i kërkuar llogari efektivit dhe më pas e shtyu në tokë. Efektivi shfaqet duke mbajtur këmbët dhe duke kërkuar ndihmë derisa aty mbërrijnë kolegët kurse autori largohet për tu arrestuar në ndjekje e sipër nga uniformat blu.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 21 prillit në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë.

Çështja është nën hetim dhe Muçolli rrezikon mjaft pas sulmit që kreu.

 

Related Articles

Back to top button