Lajme

Përplasen tre makina në superstradën Lezhë-Laç, dy fëmijë të plagosur transportohen me urgjencë në spital

 

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në superstradën Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush.

Panorama.al mëson se në aksident janë përfshirë tre automjete, ku njëri prej tyre doli nga rruga duke përfunduar në një kanal.

Ndërkohë fëmijët e plagosur janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Related Articles

Back to top button