Lajme

Florian Marku habit me deklaratën e tij pas ndeshjes, zbulon se kush ka frikë te ndeshet me te

 

Florian Marku arriti një fitore të madhe kundër Chris Jenkins duke e hedhur KO në raundin e katërt.

Shqiptari foli pas fitores së tij duke gëzuar të gjithë shqiptarët.“Së pari dua të falenderoj të gjithë njerëzit kudo që janë. Dua t’i them të gjithë personave që e festojnë muajin e Ramazanit, gëzuar”.

 

Marku më pas foli dhe në shqip: “Falenderoj nga zemra gjithë shqiptarët”.“Sot doja t’u tregoja anglezëve se çfarë jam në gjendje të bëj.

Doja t’i tregoja të gjithëve se çfarë jam në gjendje të bëj në ring. Mos harroni se jam ende i ri, kam për të mësuar.

“Kam vetëm 3 vite si boksier profesionist dhe po mësoj çdo ditë. Unë jap zemrën time kur futem në ring dhe e bërë. E ardhmja? Nuk kam asnjë problem.

 

“Më sillni kë të doni dhe unë do e mposht. Amir Khan a je gati? Do të të mposht. Dua të kem përballë dhe Connor Ben. Këta njerëz më shmangin se kanë frikë nga unë.

“Në peshën time s’kam asnjë kundërshtar. Do të fitoj ndaj çdokujt që më del përpara. Besojeni apo jo do të jem kampion absolut në boks”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button