Lajme

Rrëzohet avioni, shpetojnë për mrekulli njerëzit…

 

Një aeroplan mallrash që transportonte postë dhe pako doli nga pista dhe u nda në dysh gjatë një ulje emergjente në Kosta Rika, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të Aeroportit Ndërkombëtar të San Jose.

Siç mund ta shihni në videon e publikuar nga La Cutacha Noticiosa, një avion i verdhë i gjigantit logjistik gjerman DHL, është përmbysur dhe është thyer në rrotat e pasme, duke lëshuar një re tymi. Në bord ishin dy anëtarë të ekuipazhit, të cilët mbetën të padëmtuar, por u dërguan në spital si masë paraprake, dhe piloti, i tronditur, por edhe i padëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur dje pak para orës 10:30 (18:30 në Europë).

 

Avioni Boeing-757, i cili u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Juan Santamaria, jashtë San Jose, u detyrua të kthehej 25 minuta më vonë, në një ulje emergjente, për shkak të një defekti mekanik.

Ekuipazhi thuhet se kishte njoftuar autoritetet lokale për një problem hidraulik. Përplasja bëri që aeroporti më i madh i vendit të mbyllet përkohësisht, duke prekur qindra fluturime dhe mbi 8,000 pasagjerë. Aktivitetet tani janë kthyer në normalitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button