Ish konkurrentja e “Përputhen” del nga “vetja” heq recipetat dhe ia hedh Olsi Bylykut në skenë,ja reagimi i tij(VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme këngëtari dhe aktori Olsi Bylyku ka performuar në një lokal në kryeqytet.
Pjesëmarrja e të rinjve ishte e lartë, të cilët argëtoheshin nën shoqërinë e muzikës dhe kërcimeve.
Mirëpo duket se disa vajza teksa shihnin Olsin duke performuar në skenë kanë dalë nga “vetja” dhe janë munduar që t’i tërheqin vëmendjen.
Ina Kollcaku një prej personazheve që u bë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në “Përputhen 1”, ka hequr reçipetat ngjyrë të zezë dhe ia ka hedhur këngëtarit.
Në videon e mëposhtme shihet Olsi, i cili i merr dhe me batutë thotë se e kanë ngatërruar me Malumën, teksa u shpreh se do t’i linte aty dhe personi që i a hedhur mund të shkonte ti merrte sërish.
“Kush i ka hedhur këto, mos i ka hedhur na një çun, ore mos më keni ngatërruar me Malumën, nejse po i le aty, hajdeni merrini nga ora 4”, dëgjohet të thotë këngëtari.