I FUNDIT/ Zgjedhjet presidenciale në Francë , Macron fiton mandatin e dytë si president

Rezultatet paraprake në zgjedhjet presidenciale në Francë, sipas institutit të sondazheve Ipsos, shpallin fitues presidentin aktual Emmanuel Macron. Sipas exit- polleve Macron ka siguruar një mandat të dytë me 58.2% të votave.
Ndërkohë që kandidatja tjetër në garë Marine Le Pen ka marrë 41.8 % të votave.
Emmanuel Macron, 44 vjeç dhe Marine Le Pen, 53 vjeç, u përballën këtë të dielë edhe një herë në një finale të zgjedhjeve presidenciale franceze.
Duket se dueli mes tyre ka qenë një përsëritje e garës së vitit 2017, por me diferencën e vetme se rezultati këtë herë ishte më i ngushtë.
Pjesëmarrja në votime ishte 63.2 për qind deri në orën 17:00 sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 2 pikë përqindje më pak nga shifra e vitit 2017 në të njëjtën orë.