Lajme
“Vendimi cënon rëndë interesat e mi” Jam i ekspozuar ndaj…”/ Saimir Tahiri kërkesë në Gjykatën e Lartë
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.
“Tahiri ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë duke bërë kërkesë për pezullimin e vendimit të Gjykatës. Tahiri thotë se kjo vuajte dënimi nuk mund të vijojë.
Në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë në gjithë përballjen e tij me drejtësinë shqiptarë ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.