Lajme

“Një litër nga ky vaj kushton 95 mijë euro”, Artan Hoxha ngre alarmin për atë që po ndodh në vendin tonë…

 

Gazetari Artan Hoxha ka treguar gjatë emisionit “Opinion” se një shiringë normale me vaj kanabisi kushton nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro. Gazetari u shpreh se vaji i kanabisit përdoret për personat që janë me tumor.

Gjatë diskutimit për legalizimin e kanabisit mjekësor, Hoxha tha se sot në Shqipëri në mënyrë të paligjshme prodhohet vaji i kanabisit dhe shitet. Teksa tregoi një shembull nga Maqedonia e Veriut, gazetari tha se 1 litër vaji kanabisi kushton 95 mijë Euro.

“Ne sot në Shqipëri ilegalisht, në mënyrë të paligjshme prodhojmë vaj kanabisit dhe e shesim. Kjo është fara e kanabisit. Kjo ka ardhur nga Holanda. Vjen sepse ka rendimet shumë më të lartë. Çfarë problemi kemi sot në Shqipëri?

A e di që në 11 kompanitë e para që u licencuan (në RMV) 7 ishin nga Shqipëria. Ishin biznesmenë shqiptarë të rregullt. Morën edhe punëtorët që merreshin me kanabisin rekreativ. Qeveria maqedonase i favorizoi.

E kultivoi në ambiente të mbyllura që të merrnin disa duar, por duke qenë në ambiente të mbyllura merr 3-4 duar. Cili ishte problemi i Maqedonisë? Legalizoi vetëm shitjen e vajit të kanabisit. Nga të gjitha këto që patë ju, laboratorin për të prodhuar vajin e kanabisit sipas standardit që kërkon industria farmaceutike, ajo që s’ka dështuar dhe ajo është kompani amerikane. Ajo e futi idenë në Maqedoni dhe ajo e implementoi. Që të fusje atë laboratorin kishte një kosto 5 milionë Euro dhe 1 litër vaji kanabisi mjekësor kushton 95 mijë Euro.

Këta të tjerët, përfshirë edhe ata që shkuan nga Shqipëria, krijuan stok, prodhuan boçe. Çfarë ndodhi? Atyre u ngeli stok boçja dhe ata donin të nxirrnin të paktën kostot. Ata u futën tek tregu jonë, kanabisi rekreativ dhe fshehurazi filluan ta nxirrnin nga magazinat. Ata e çuan në Serbi, Greqi, Kosovë. Ata po shisnin kanabis pa THC, por ja u shisnin tregjeve që furnizonim ne. Konsumatorët filluan ta ndjejnë sepse nuk kishte efektin e tonit”, tha Hoxha.

Related Articles

Back to top button