Stil dhe Jete

9 këshilla kryesore për te pasur një marrëdhënie të mirë me vjehrrën…

 

Kur bëhet fjalë për ndërtimin e një marrëdhënie të mirë me burrin tuaj, është jetike që të investoni jo vetëm në marrëdhënien tuaj me të, por edhe në marrëdhënien tuaj me prindërit e tij.

Investimi në marrëdhënien tuaj me vjehrrit do të ndihmojë masivisht në formësimin e martesës suaj dhe do ta bëjë shumë më të lehtë që të dyja palët e familjes të ndihen më mirë. Ne e dimë se marrëdhënia vjehrrë-nuse është shoqëruar gjithmonë me idenë e një raporti të nderlikuar, të mbushur me tensione dhe në të shumtën e rasteve larg të qënit miqësor.

Në fakt, janë thjesht steriotipizime që mund të reduktohen nëse qëllimi i të dyja palëve është i mirë. Duke qenë se përgjatë gjithë jetës suaj në çift ndikimi i nënës së bashkëshortit/es do të ketë rëndësi, komunikimi i mirë dhe gjuha e përbashkët janë element kyç!

Ju duhet shumë pak përpjekje për të ndërtuar një raport korrekt me vjehrrën. Mjafton të ndiqni këshillat më poshtë.

1. Tregohuni gjithmonë e sjellshme
Në asnjë rrethanë nuk duhet të tregoheni kurrë të pasjellshme ose të silleni në mënyrë të çuditshme, pavarësisht se si ndiheni atë ditë.

2. Nuk do të ndodhë asgjë nëse i kërkoni një këshillë vjehrrës
Eshtë problemi juaj nëse e ndiqni ose jo këshillën. Vetëm ideja që kërkoni një mendim prej saj, do ta bëjë të ndihet e vlerësuar dhe respektuar.

3. Ndryshoni mënyrën e komunikimit
Eshtë thelbësore të ruani një komunikim korrekt me të. Tregohuni të butë, tolerantë, ofrojini ndihmë apo thjesht shoqërinë tuaj.

4. Përpiquni të mos i përjashtoni nga festat familjare
Eshtë shumë e rëndësishme që ajo të mos ndihet e përjashtuar nga festat familjare. Kjo do të sillte të tjera probleme të panevojshme.

5. Prano faktin që gjërat nuk do të jenë gjithmonë siç ti do
Vjehrra mund t’i japë fëmijës tënd ëmbëlsira ndërkohë që ti nuk do, por ka mënyra për t’i rregulluar situatat përveç hatërmbetjes. Përshtatja është aftësia e parë që duhet të zhvilloni në familjen e re. Kuptojini që gjyshërit duan t’i përkëdhelin të vegjëlit e tyre dhe ju duhet t’i toleroni.

6. Lërini të ndjejnë se janë ato që kanë të drejtë
Mbrojeni në situata të ndryshme, që ajo ta kuptojë që mbani anën e saj dhe ndani të njëjtat vlera me të.

7. Respektoni ndryshimet dhe kufijtë
Ndoshta traditat dhe zakonet e tua nuk përkojnë me atë të shtëpisë së bashkëshortit, por respekti ju mban të lidhur. Respektoni ndryshimet dhe përpiquni të bëni ruani kufijtë me secilin duke qëndruar pranë tyre.

8. Komplimentojeni
Vjehrra e pëlqen një kompliment të mirë dhe nuk do të mërzisë kurrë nga një kompliment. Pra, kur ajo gatuan ose organizon diçka, sigurohuni që ta komplimentoni.

Buzëqeshni për t’i treguar se jeni vërtet e sinqertë.

9. Jini të sigurta
Ndonjëherë vjehrra kërkon të testojë sigurinë ose vetëbesimin tuaj. Nëse i tregoni se jeni krenarë për atë që jeni, ajo do të besojë më shumë tek ju.

Related Articles

Back to top button