LajmeStil dhe Jete

Aksidenti i rëndë në Kukës, makina del nga rruga dhe përfundon në greminë, humb jetën 55-vjeçari….(Video)

 

‘Fax News’ ka siguruar pamjet nga aksidenti i rëndë në Kukës ku forcat policore dhe të zjarrfikëses po punojnë për nxjerrjen e makinës nga ujërat e liqenit të Fierzës.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 vjeçar dhe ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në këmbët e urës së Drinit të Zi në hyrje të Kukësit, ku automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminën pranë liqenit dhe si pasojë ka humbur jetën nje shtetas rreth 55 vjeç. Viktima është S. Demnushaj

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Related Articles

Back to top button