Lajme

E tmerrshme! Majmuni sulmon nga pas vajzën e vogël dhe tenton ta fusë në një skutë të errët

 

Kinë- Një majmun sulmon një vajzë tre-vjeçare që luante në rrugë të cilën tenton ta tërheqë në një skutë të errët.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në fshatin Chongqing, në jugperëndim të Kinës.

Bëhet me dije se e vogla ishte duke luajtur vetëm me një biçikletë në rrugën e qetë, para se majmuni ta kapë nga koka për ta tërhequr në një vend të fshehtë.

Fatmirësisht kalimtarët panë skenën e rrëmbimit dhe ndoqën majmunin derisa shpëtuan fëmijën.

Tre-vjeçarja raportohet se mbeti me një gërvishtje në kokë dhe sigurisht me traumën e rrëmbimit nga kafsha që nuk do të harrojë lehtë.

Zyrtarët vendas thanë se majmuni në fjalë ka kryer dhe sulme të tjera ndaj fëmijëve, teksa autoritetet pyjore thanë se sulme të tilla nga majmunët e egër janë të rrallë.

Related Articles

Back to top button