Lajme

Babai i Alqi Bllakos merrte 6 mijë euro në muaj si drejtor, por në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë

Të tjera detaje dalin në dritë nga afera e inceneratorëve që ka çuar pas hekurave një ish-ministër dhe pritet arrestimi i një ish-deputeti.

Sipas SPAK në kohen kur Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist Alqi Bllako merrte 6 mijë euro nga kompania e inceneratorëve në pozicionin e drejtorit të kantierit, në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë.

Babai i Alqi Bllakos përfitoi pagë 6000 € në muaj nga inceneratorët dhe në total ka përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i ka sekuestruar babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020 që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar.

“Nga verifikimi në sistemin tatimor “[email protected]”, rezulton se në periudhën, në të cilën rezulton i deklaruar nga subjekti “Integrated Technology West Treatment Fier” sh.p.k, si Drejtor Kantieri shtetasi Edmond Bllako, në të njëjtën periudhë që paraqitet si i punësuar në këtë shoqëri, shtetasi Edmond Bllako rezulton si i vetëpunësuar “brumëgatues buke”, në subjektin person fizik, Edmond Bllako me nipt L48623001L, me vendndodhje në Ersekë, lagjja nr.6, rruga “Ropi e Stillo Gostivihti”, me status aktual aktiv. Po ashtu, rezulton se për periudhën mars 2013 dhe aktualisht shtetasi Edmond Bllako është i vetëpunësuar si “agjent tregtar në industrinë prodhuese”, me emër tregtar “1ATB Rauschberg, 2.ALNED-91, si prodhues birre, me vendndodhje në Ersekë, rruga “Ropi e Stillo Gostivishti”, me status aktual aktiv”, thuhet në dosje.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Edmond Bllako (babai i shtetasit Alqi Bllako), është punësuar me funksionin “Drejtori Kantieri”, pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, e cila është shoqëria koncesionare për objektin “Ndërtim landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë”, nëpërmjet kontratës së punës, datë 25 tetor 2018, bërë ndërmjet shoqërisë “Integrated Energy BV SPV”, shpk dhe shtetasit Edmond Bllako, me pagë mujore 6,000 (gjashtë mijë) euro në muaj. bazuar në këtë kontratë pune rezulton se shtetasi Edmond Bllako nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, ka përfituar shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Nga hetimet rezulton e provuar se për të njëjtën periudhë si më sipër (2018-2020) në shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” shpk kanë punuar dhe janë paguar si Drejtor Kantieri për inceneratorin Tiranë shtetasit Enid Dine, Ilirjan Priftaj, Elton Bualli, të cilët njëri pas tjetrit kanë qenë të pranishëm gjatë punës në kantier dhe kanë ushtruar realisht funksionin e drejtorit të kantierit.

Nga dokumentacioni i administruar në shoqërinë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” shpk, (ditari i punimeve të bëra) rezulton se gjatë periudhës 2018-2020 shtetasit Enid Dine, Ilirjan Priftaj, Elton Bualli, me funksionin e drejtorit të kantierit janë paraqitur rregullisht në kantier.

Të pyetur rreth këtij fakti këta shtetas kanë deklaruar se gjatë periudhës që ato kanë mbajtur pozicionin e Drejtorit të Kantierit shtetasi Edmond Bllako është paraqitur dy-tre herë në kantier, por nuk kanë dijeni për pozicionin e punës së tij. Gjithashtu, kanë deklaruar se në organikën e shoqërisë ka pasur të përcaktuar si funksion vetëm një drejtor kantieri, i cili e ka pasur zyrën gjatë gjithë kohës brenda kantierit. po ashtu deklaruesit, kanë shpjeguar se instruktimin teknik të punonjësve, përfshirë edhe Drejtorin e Kantierit, e ka kryer shoqëria e kontraktuar ‘PRSP Health’”, thuhet në dosje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button