Lajme

Ngjarje tronditëse/ Vranë dhe hodhën në lum fëmijën e tyre 5-vjeçar,dënohet çifti

 

Një çift është dënuar për vrasjen brutale të fëmijës së tyre 5-vjeçar Logan Mwangi.

Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik të vitit të kaluar në Uells.

Sipas Daily Mail, fajtor janë shpallur John Cole, 40 vjeç dhe Angharad Williamson, 31 vjeç si dhe një fëmijë 14-vjeçar i cili është përfshirë në ngjarjen makabër.

Logan Mwangi është gjetur i pajetë mbrëmjen e 31 korrikut në lumin Ogmore, vetëm 250 metra larg banesës së tij.

Por sipas mediave britanike, një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar. Kjo për shkak se shërbimet sociale në zonë, e kanë vizituar shpesh familjen e vogëlushit, pas denoncimeve se ai keqtrajtohej nga prindërit.

Shpesh i mituri kishte shenja dhune në trup, të ënjtura dhe djegie, për të cilat familja e tij pretendonin se ishin aksidentale.

Madje një ditë përpara ngjarjes së rëndë, shërbimet sociale ishin në shtëpinë e Logan, por nuk ndërmorën asnjë masë për vogëlushin.

Në muajt dhe javët para vdekjes së tij, Logan ishte ‘ç’humanizuar’ nga familja e tij. Belbëzimi i tij u përkeqësua, duke u bërë veçanërisht i keq rreth Cole, dhe ai laget më shpesh dhe filloi të vetëdëmton.

Related Articles

Back to top button