Lajme
Debate dhe përplasje në Parlament, deputeti “shfrenon” gojën gjatë seancës “R*bt jau q***” ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.
Jo vetëm parlamenti i Shqipërisë është përfshirë sot në debate, por edhe ai i Kosovës, ku kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.
Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin.
E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat.