Lajme

“Çmendet” moti! Nga 25 gradë te reshjet e dëborës,ja se çfarë pritet të ndodh në ditët në vijim

 

Në vija të trasha, sot moti do të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë, nesër pjesërisht i kthjellët, por ngrohtë ndërsa dita e diel sjell reshje, madje reshjet vijnë që të shtunën në mbrëmje.

Konkretisht për ditën e sotme, këmi mot të kthjellët të ngrohtë, temperaturat edhe në orët e mëngjesit janë rritur. Kemi jo më poshtë se 7 gradë minimumi në zonat malore dhe kemi sot në mesditë 27 gradë celcius.
Era nuk do të jetë problematike, mbetet e lehtë dhe rrallëherë mesatare me drejtim perëndimorë.

Dita e nesërme do të fillojë e kthjellët me vransira të lehta dhe kalimtare, kryesisht në jug dhe në qendër, më pak në veri. Por pas mesditës priten shfaja e reshjeve të para (në sasi të pakta), fillimisht në zonat qendrore dhe më pas në jug, veriu shumë më vonë do të ketë reshje.

Temrmometri vazhdon të qëndrojë në vlera të larta nga 9-26 gradë edhe gjatë ditës së shtunë.

Është dita e Diel e cila sjell 4 gradë rënie, në mëngjes dhe në mesditë. Sjell thuajse gjatë gjithë ditës fuqizim dhe vranësirave dhe prezencë të reshjeve të shiut në të gjithë tërritorin shqiptar. Vonë në mbrëmjen e së dielës shfaqen reshjet e dëborës në zonat e thella malore. Bëhet fjalë për 1000-1100 metra lartësi nga niveli i detit

Dita e hënë dhe e marta fillojnë akoma më të freskëta me 3-4 gradë rënie nga e diela dhe me reshje dëborë. Sërish zonat lindorë më së shumti do të kenë reshje dëbore. Korça, Erseka mbase dhe Pogradeci do të kenë reshje dëborë gjatë ditës së hënë dhe të martë, ben me dije meteorologia tanja Porja.
Prandaj nëse i keni hequr xhupat nga garderoba, ju duhet t’i riktheni sërish.

Related Articles

Back to top button