Lajme

I FUNDIT! U kap me 24 kg marijuanë, arrestohet shqiptari

 

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e enjte, pasi është kapur me një sasi të madhe droge.

Mediat italiane raportojnë se policia e Peruxhias ka vënë në pranga një emigrant shqiptar, i cili është kapur me 24 kg drogë të llojit marijuanë

Operacioni është kryer në një apartament në periferi të qytetit. Droga ishte fshehur në dy çanta që ndodheshin në një dollap.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 150 mijë euro. Hetimet po zhvillohen për të kuptuar sesi droga ka mbërritur në qytet.

Related Articles

Back to top button