Lajme

Pamje te renda! Publikohen pamjet satelitore, shikoni çfarë është zbuluar pranë Mariupol-it…

 

Disa pamje satelitore të marra së fundmi tregojnë një tjetër varr masiv pranë Mariupol-it ndërkohë që forcat ruse vijojnë të godasin 2000 mbrojtësit e fundit ukrainas të bllokuar në një fabrikë çeliku në qytet.

Fotot e shkrepura së fundmi nga Maxar Technologies tregojnë varrezën masive në qytetin e Vynohradne-s. Të enjten, Maxar publikoi fotografi të asaj që dukej si rresht pas rreshti me më shumë se 200 varre masive të sapo gërmuara pranë një varreze në qytetin Manhush, jashtë Mariupolit.

Kjo shtoi më tej akuzat e Ukrainës se rusët po përpiqen të fshehin masakrën e civilëve në qytet.

“Kjo konfirmon përsëri se pushtuesit organizojnë mbledhjen, varrimin dhe djegien e banorëve të vdekur në çdo lagje të qytetit,” tha Andryushchenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ukrainasit vlerësuan se varret që shihen në fotot e publikuara të enjten mund të mbajnë 9,000 trupa. Nga Kremlini nuk ka asnjë koment rreth fotografive satelitore.

Related Articles

Back to top button