Lajme

Moti merr kthesën e MADHE ditën e mërkurë, meteorologu Osmani parashikon si do të jetë koha gjatë kësaj jave

Meteorologu Hakil Osmani parashikon se vranësira të shpeshta do të jenë prezentë në territorin shqiptar pothuajse gjithë javën duke bërë që ditën e hënë të jenë më të shpeshta në zonat jugore duke krijuar kështu më shumë mundësi për reshje shiu.

Reshje më të pakta shiu pritet të kemi në zonat qendrore dhe ato veriore. Sipas meteorologut Hakil Osmani, e marta sjell një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit.

Por, e mërkura dhe në vijim do të sjellë momente me pika shiu në territorin shqiptar. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pritet të kemi një rënie të ndjeshme duke bërë që maksimumet të mos shkojnë më shumë se 17 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore,

por pas ditës së mërkurë kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 25 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore ndërsa në zonat malore do të shkojnë në 19 apo 20 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button