Lajme

Ngjarje e rëndë! 8 persona fundosen në liqenin e ngrirë, mes tyre një foshnje 4-muajshe

 

Shtatë të rritur dhe një foshnjë 4-muajshe ranë në ujërat e liqenit Braies (Bolzano, Itali), teksa po ecnin në sipërfaqen e ngrirë, e cila u thye për shkak të temperaturave në rritje të ditëve të fundit.

Të gjithë personat u dërguan për trajtim në spital, pasi kanë shfaqur shenja të hipotermisë së rëndë.

 

Të parët që ranë në ujë, ishte familja me foshnjën 4 muajshe dhe më pas personat e tjerë, të cilët ndërhynë për të dhënë ndihmë.

Në një operacion të furishëm shpëtimi, me ndihmë nga ajri, shërbimet e urgjencës kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe më pas kanë arritur të shpëtojnë të gjithë personat, të cilët ndodhen në kushte të hipotermisë së rëndë.

Ky është aksidenti i tretë dhe më i rëndë në dy ditë në liqenin Braies: ditën e Pashkëve, zjarrfikësve iu desh të ndërhynin dy herë për të shpëtuar disa njerëz që ranë në ujë duke ecur në sipërfaqen e ngrirë, të bërë më të brishtë nga rritja e temperaturave.

Në rastin e parë, në ujë përfundoi një grua milaneze që po ecte me qenin e saj, e ndjekur nga bashkëshorti i saj 60-vjeçar dhe vajza 30-vjeçare, të cilat gjithashtu ranë në përpjekje për ta ndihmuar.

Të tre u dërguan në spitalin San Candido me lëndime të lehta dhe fillimin e hipotermisë. Një tjetër ndërhyrje për tre turistë të rinj nga Udine depërtoi akullin në bregun perëndimor dhe u shpëtuan nga disa kalimtarë, duke refuzuar më pas shtrimin në spital.

Related Articles

Back to top button