Lajme

Top Channel mbyll emisionin investigativ Top Story, ‘Oligarkët e Rilindjes Urbane’ tema e bujshme që nuk u lejua te transmetohej

Pasi gazetari Sokol Balla mori postin e Drejtorit të Informacionit në televizionin Top Channel, ka ardhur një lëvizje e papritur. Balla ka vendosur të mbyllë emisionin investigativ Top Story.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë stafi i emisionit, teksa ditën e djeshme burime brenda TCH konfirmuan se Balla donte të merrte emrin e Top Story për ta kther atë në një emision politik të cilin do e prezantonte vetë, por duket se pas mos-pranimit nga pronarët, Balla e ka shkrirë nga televizioni që drejton.

Në reagimin e stafit të emisionit shkruhet po ashtu se është kryer anulimi i transmetimit të emisionit të përgatitur nga Top Story: ‘Oligarkët e Rilindjes Urbane’, në mënyrë të pashpjegueshme.

Ky investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Top Channel mbyll Top Story!

Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.

Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.

Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.

Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.

Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.

E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.

Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.

Shihemi së shpejti,

Stafi i Top Story!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button