Lajme
Lajm i dhimbshëm për dy futbollistët shqiptarë, ndahet nga jeta personi me i dashur i tyre…
Lajm i dhimbshëm për dy vëllezërit Emir dhe Suad Sahiti. Dy futbollistëve ditën e sotme i ka ndërruar jetë nëna e tyre, Zarifja Fazliu në moshën 54-vjeçare. Këtë lajm e ka bërë vetë publike Suad Sahiti me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”:
“Njoftim. Me pikëllim te thellë e zemër te thyer, te dashur familjarë miq dhe dashamirë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta nena ime Zarifja Fazliu ne moshen 54 vjeqare.
Vorrimi bëhet sot në ora 16:30 në Hajvali ( varrezat e Hajvalis)”
Suad Sahiti aktualisht aktivizohet me fanellën e Sibenikut në Kroaci, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut, ndërsa Emir Sahiti aktualisht aktivizohet te ekipi i Hajdukut të Splitit në Kroaci.
PANORAMASPORT.AL