LajmeShowBiz

Aktori i njohur gjendet i pajetë në një dhomë hoteli,Kishte marrë 3 dozat e vaksinës…

 

Kenneth Tsang, aktori që u bë i dashur për publikun në një prej filmave për James Bondin, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Ai është gjetur i vdekur të mërkurën në një dhomë të hotelit Kowloon të Hong Kongut, ku ishte në karantinë.

Pasi askush nga dhoma e tij nuk u përgjigj, stafi i hotelit e ka hapur derën për ta gjetur aktorin të shtrirë në dysheme pranë shtratit.

Ndërkohë, pritet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij.

Aktori që ka luajtur më shumë se 220 filma kishte marrë tri doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe nuk vuante nga ndonjë sëmundje serioze.

Tsang u vendos në karantinë hoteli si pasagjer, pasi kishte shkuar jashtë vendit, megjithëse kishte rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Related Articles

Back to top button