Lajme
Aksident i rëndë, dërgohet me urgjencë në spital i 5 vjeçari…
SARANDË- Një fëmijë ka mbetur i plagosur në një aksident pasditen e sotme në Delvinë.
Fëmija është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandë me plagë në fytyrë dhe në shpinë.
Dyshohet se i mitur M. M., 5 vjeç banues në Delvine është goditur nga një automjet.
Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, por kërkohet trajtim spitalor.
Policia ka nisur hetimet. Noa.al