Lajme

Ngjarje e rëndë në qytetin e Vlorës/ Gruaja merr dheun për të bërë punime në shtëpi, kap kokën me duar nga ajo që gjen!

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se një grua ka gjetur mbetje kockore pranë banesës së saj. Gruaja ka qenë duke marrë dheun për punime, kur është tmerruar nga mbetjet kockore që dyshohet se janë eshtra njeriu.

Gruaja me iniciale J.J ka telefonuar në policinë e Vlorës ku ka treguar se në një grumbull dheu të marrë para pak ditësh në afërsi të banesës së saj, ka gjetur mbetje kockore. Pritet që mbetjet kockore të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button