Lajme

Një nënë në Greqi duket se ka helmuar 3 vajzat e saj te mitura

Një nënë në Greqi duket se ka helmuar 3 vajzat e saj. Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja një lidhje me vdekjen e tre vajzave të mitura në Patra.

Prokuroria ka lëshuar një urdhër arresti për nënën Roula Pispirigou.

Vendimi u mor pas rezultateve të analizave toksikologjike në trupin e 9-vjeçares Georgina.

Nga hetimet doli se në gjakun e vogëlushes, një prej tre vajzave të familjes nga Patra që humbën jetën papritur është gjetur ketamine. Ishin pikërisht këto rezultate që vunë në lëvizje hetuesit e rastit duke zbërthyer ngjarjen dhe duke nxjerrë zyrtarisht urdhrin e arrestit për nënën.

Mjekët thanë se nuk i kanë dhënë kurrë asnjë ilaç Georginës së vogël që përmban substancat e gjetura në testin toksikologjik të kryer pas vdekjes së fëmijës. Kjo i hap rrugën hetimit për dy vajzat e tjera që humbën jetën në rrethana misterioze dhe me shumë pikëpyetje.

Ketamina është një substancë që përdoret kryesisht në mjekësinë veterinare si anesteziko-qetësues i shpejtë, por në doza të vogla ka efekte psikoaktive dhe përçarëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button