Lajme

E dhimbshme! Dramë për Cristiano Ronaldon dhe partneren e tij, vdes djali i tyre i vogël

 

Dramë për Cristiano Ronaldon dhe partneren e tij. Kampioni portugez në fakt ka komunikuar përmes kanaleve të tij sociale humbjen e një prej binjakëve që Georgina po lindte: “Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vdekjen e fëmijës tonë.

Është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind. Vetëm lindja e vajzës sonë të vogël na jep forcën për ta kaluar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”.

CR7 më pas kërkoi të respektonte privatësinë e tij në një moment “shumë të vështirë”.

Portugezi – në postimin e shkruar së bashku me partneren e tij – më pas ka vazhduar duke falënderuar “mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.

 

Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo tragjedi dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë. Bebi ynë i vogël je engjëlli ynë, ne do të duam gjithmonë.”

Related Articles

Back to top button