Lajme
Breshëri me armë zjarri në Lezhë, ky është ZYRTARI ndaj te cilit u krye atentati……
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë dhe kanë plagosur një person.
I plagosuri është identifikuar si Besnik Simoni. Ky i fundit është administrator i zonës së Kallmetit.
I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Lezhës, për ndihmën e parë.
Ende nuk ka të dhëna të tjera, ndërsa policia ka nisur hetimet.