Lajme

Tronditëse! ‘Kërcet’ arma, raportohen të vdekur dy të mitur dhe tetë të plagosur

 

Dy fëmijë të mitur kanë mbetur të vdekur dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave gjatë një feste në një shtëpi në Pitsburg të SHBA-së.

Gjithçka ka ndodhur si pasojë e një sherri gjatë festës, ku është përdorur edhe arma, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë

Dy djemtë ndërruan jetë në spital, tha policia, dhe tetë persona të tjerë janë shtruar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme.

Të tetë personat mbetën të plagosur duke u hedhur nga dritarja, apo duke rënë nga shkallët në përpjekje për t’i ikur përplasjes me armë.

Pasi në vendngjarje mbërriti policia aty gjeti një kaos total, viktima e të plagosur, mjekë që përpiqeshin t’i trajtonin dhe njerëz që iknin nga sytë këmbët. Ndërkaq, policia është duke hetuar ngjarjen dhe të vendosë në pranga autorët.

Related Articles

Back to top button