Lajme
Ngjarje e rëndë! Shqiptari vetëvaret në kangjellat e shkollës, nxënësit gjejnë trupin e tij…
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e një 52-vjeçari shqiptar në zonën e Mystras në një shkollë të mesme.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje pasi shqiptari u vetëvar në kangjellat e shkollës për shkak se ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Ai u gjet i pajetë rreth orës 18:00 nga një grup nxënësish që po luanin në oborrin e shkollës, të cilët të frikësuar lajmëruan menjëherë prindërit e tyre.
Familja e viktimës nuk dinte asgjë edhe pse jetonte afër. Nga sa thonë ata që e njihnin, ai prej kohësh kishte probleme serioze psikologjike.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, ekuipazhi i së cilës konstatoi vdekjen e burrit, si dhe policia që nisi hetimet për ngjarjen.