SHOKUESE ! Gjyshja e detyroi të pinte nje shishe uiski, humb jetën 4-vjeçarja,Nëna ka qenë e pranishme dhe nuk ka tentuar të ndërhyjë…
![](https://i0.wp.com/tokenoto.com/wp-content/uploads/2022/04/LAJM-I-FUNDIT-1-1-1-5.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Një vajzë 4-vjeçare në Baton Rouge, Luiziana, ka ndërruar jetë pasi gjyshja e detyroi të pinte uiski, thotë policia.
Përmbajtja e alkoolit në gjak tek vajza ishte 0,680%, një “dozë vdekjeprurëse”, sipas urdhër-arrestit. Një nivel prej 0,25% mund të shkaktojë helmim nga alkooli dhe çdo gjë më e lartë se 0,40% mund të çojë në koma ose vdekje, sipas një grafiku të Universitetit të Notre Dame.
Roxanne Record, 53 vjeç, dhe nëna e vajzës, Kadjah Record, 28, u burgosën për vrasje të shkallës së parë, sipas të dhënave të të burgosurve.
Sipas burimeve ato u zemëruan me vajzën sepse ajo kishte pirë nga një shishe Canadian Mist që ishte në një banak, thuhej në urdhër.
Më pas, gjyshja e detyroi vajzën “të konsumonte pjesën e mbetur të shishes, e cila ndoshta ishte e mbushur mbi gjysmën”, thuhej në urdhër.
Nëna ka qenë e pranishme dhe nuk ka tentuar të ndërhyjë, sipas policisë.
Kadjah Record nuk kërkoi ndihmë mjekësore për vajzën e saj derisa ajo pushoi së marrë frymë.