Lajme

Moti merr kthesën e madhe sot, ja si parashikohet të jetë koha në gjithë vendin

 

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e vranësirave gjatë ditës së sotme ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Meteoalb, në zonat veriore parashikohen herë pas here dhe rrebeshe shiu, ku në zonat e thella malore mund të ketë edhe reshje dëbore.

Temperaturat do të ulen ndjeshëm në orët e para të mëngjesit ndërkohë gjatë mesditës pritet të variojnë nga 6 °C në 16°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në zonat bregdetare dallgë deri në 4 ballë.

Related Articles

Back to top button