Lajme

E tmerrshme/ Eliminohet vrasësi i rrezikshëm dhe varet në urë,pranë trupit të tij ishte lënë dhe një letër…

 

Një vrasës i rrezikshëm është eliminuar dhe është varur në një urë.

José de Jesús Luna, i njohur gjithashtu si El Pelón Luna është gjetur i varur në një urë në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat vendase shkruajnë se trupi i vrasësit me pagesë, anëtar i Los Salazar dhe i lidhur me kartelin Sinaloa, u gjet të dielën dhe vetëm orët e fundit është bërë i mundur identifikimi i tij. Pranë trupit të tij ishte lënë dhe një letër, përmes të cilës, karteli rival Plaza merrte përgjegjësinë për vrasjen.

“Pura plaza Perros” (doza e Plazës, qenër) shkruhet mbi letrën që u gjet.

El Pelón Luna i kishte shpëtuar edhe më parë vdekjes kur bandat i vunë zjarrin shtëpisë së tij duke i vrarë familjarët. Djali i tij Dayron Jesús, 8 vjeç, partnerja Perla Verónica, 31, dhe i vëllai Christian Abel Luna u dogjën të gjallë brenda shtëpisë.

Related Articles

Back to top button