Lajme

Detaje nga pengmarrja e ‘mikut’ të Nehat Kullës/ Zbulohen detaje të reja për pengmarrjen në Tiranë të 31-vjeçarit Ermal Sorra.

 

Zbulohen detaje të reja për pengmarrjen në Tiranë të 31-vjeçarit Ermal Sorra.

Burime bënë me dije për “BalkanWeb” se 31-vjeçari i ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh shtetases Denalda Çezma duke i thënë se ishte prekur nga kanceri dhe kishte nevojë për para që të kurohej.

31 vjeçari Ermal Sorra nuk i ka kthyer parate dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe shokëve të tij, që së bashku me të morën pjesë në rrëmbimin e 31 vjeçarit.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditës së premte 2 autorët e pengmarrjes së disa ditëve më parë në kryeqytet ndërsa kanë shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tyre.

Sipas policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hostage” u arrestua në flagrancë shtetasja Denalda Çezma dhe Shkëlqim Koçeku, gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Sulltan Piraci.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë peng shtetasin Ermil Sorra, për shkak të një borxhi që shtetasja Denalda Çezma, i kishte shtetasit Ermil Sorra.

Sorra arritit që të lirohej nga pengmarrësit vetëm pasi përmendi emrin e Nehat Kullës, i cili nuk jeton më, por që në vitet 90-të njihej si i forti i Tiranës.

Related Articles

Back to top button