Mjekët e Urgjencës shokohen nga ajo që i gjejnë në xhep një të moshuari, i cili humbi jetën pak pasi shkoi në spital.
Infermierët e urgjencës në Romë janë habitur nga ajo që kanë gjetur në xhepat e një të moshuari, i cili humbi jetën pak pasi shkoi në spital.
Çeqe me vlerë 300 mijë euro, 12 mijë euro cash, së bashku me çelësat e një Ferrari dhe Cadillac, gjetën infermierët në xhepat e 80-vjeçarit.
Mbrëmjen e së enjtes ambulanca kishte mbërritur në banesën e tij në veri të Romës, ndërsa 80-vjeçari mendohet se ka humbur jetën nga një infarkt, megjithatë do të jetë ekspertiza që do të zbulojë shkaqet e saktë të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të mësuar pse kishte gjithë ato para në xhep i moshuari që ishte pronar dhe i disa pronave.
Paratë, çeqet dhe çelësat e makinave janë në dorë të policisë deri në momentin që do i dorëzohen të afërmve që do të jenë dhe trashëgimtarët e kësaj pasurie.
Sipas hetimeve 80-vjeçari jetonte vetëm me gruan dhe nuk kishte fëmijë. Pritet që ajo të merret në pyetje edhe për pasurinë e 80-vjeçarit të cilit iu gjetën në garazh edhe një Mercedez dhe Suzuki.