Lajme
Lëkundje të forta tërmeti, Prefekti kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.
Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë. Lëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas, ku momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur.
Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra.
Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.
Prefekti i Malatyas kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.